spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Putini kërcënon Makronin: Kërkon të jesh si Napoleoni, por harron se si përfundoi ai!

Deklaratat e presidentit francez Macron, i cili paralajmëroi Moskën se dhe ata kanë armë bërthamore, kanë acaruar rusët.

Pas zyrtarëve të ndryshëm, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti Vladimir Putin. Ai ka deklaruar se Makron kërkon të jetë si Napoleoni, por harron se cili ishte fundi i tij. (Më 5 maj 1821, Napoleon Bonaparte vdiq i rrethuar nga ithtarët e tij. Në një shtëpi të rrënuar, të mykur dhe plot me minj, në ishullin britanik të Shën Helenas, shumë larg shtëpisë së tij)

Ka ende njerëz që duan të kthehen në kohën e Napoleonit, duke harruar se si përfundoi ai”, tha Putin gjatë një takimi me stafin e Fondacionit Mbrojtësit e Atdheut, i cili është i përfshirë në mbështetjen e trupave ruse në konfliktin në Ukrainë.

Më tej ai tha se gabimi i armiqve është se ata nënvlerësojnë karakterin e popullit rus

Po ashtu ai tha se Rusia nuk ka nevojë për asgjë të huaj, por nuk do të heqë dorë nga ajo që është e saj. “Ne nuk kemi nevojë për asgjë që u takon të tjerëve, por nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona“, tha Putin.

Po ashtu deklaroi se Luftëtarët e Brigadës së 810-të po çlirojnë rajonin rus të Kurskut. “Tani për tani ata janë në një zonë shumë të rëndësishme, ata po luftojnë në një drejtim shumë të rëndësishëm në rajonin Kursk. Në kushte të vështira, ata po ecin përpara, pavarësisht vështirësive, duke kryer çdo ditë një mision luftarak“, tha shefi i Kremlinit.

Putin shtoi se pikërisht tani luftëtarët e Brigadës së 810-të po kryejnë detyra shumë komplekse. “Tani për tani, djemtë po luftojnë dhe po kryejnë misione shumë të vështira luftarake. Ata po ecin përpara tani dhe çdo ditë po çlirojnë copë pas cope të tokës sonë“, përfundoi Putin. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit