Monday, October 14, 2024
spot_img

Pushimet me vajzat e Big Brother, Erjola: Me Riken jemi zënë

Erjola Doçi, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel, ku ka folur pak edhe për pushimet që ka bërë me disa prej ish-banoreve të “Big Brother VIP 3”.

Përmes postimeve në rrjetet sociale është vënë re se Erjola së bashku me Rike Roçin, Roza Ratin dhe Françeska Muratin kanë bërë ca ditë pushime së bashku.

Për këtë Doçi është shprehur se kanë kaluar shumë bukur, por nuk kanë munguar as zënkat mes tyre. Ajo shton se është zënë me Riken për gjëra pa sens, por që në fund të ditës ka kaluar shumë mirë.

Lei: Ti udhëton me shoqet, me familjen, si po shkon kjo periudhë? Domethënë me kë po udhëton?

Erjola: Isha me bashkëjetueset e mia më të ëmbla do thoja. Jemi ngrënë, jemi zënë me njëra-tjetrën dhe përfunduam duke kaluar bukur ato ditë. Duke biseduar me Riken tha ‘ju lutem më thoni jeni te kanali 1 apo te kanali 2?’.

Lei: Kemi parë fotot e ju gocave të BBV 3, ti, Roza, Rike dhe Françeska jeni bërë një grup i pandarë. Çfarë ju bashkon me njëra-tjetrën?

Erjola: Energjia e mirë. Këtu jashtë ne flasim në të njëjtën gjuhë, ndryshe nga aty brenda që patjetër të detyron loja, strategjitë. Po këtu gjetëm konsensus dhe gjuhë të përbashkët, kaluam shumë mirë

Lei: Për çfarë jeni zënë? Jeni zënë për ndonjë gjë?

Erjola: Unë dhe Rikja si gjithmonë pa pikë sensi, ‘pse nuk më lë të flas, pse flet ti’. Keqkuptime si çdo femër. Tipat e njëjtë përplasen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit