spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Puna e Hamzës si kryetar i Mitrovicës, Kransiqi: Përkundër numrit të madh të premtimeve, përmbushi më së shumti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka lavdëruar kandidatin e partisë për kryeministër, Bedri Hamzën, duke e vlerësuar për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe rezultatet e arritura gjatë udhëheqjes së komunës së Mitrovicës. Krasniqi ka theksuar se performanca e Hamzës është dëshmi e aftësisë së tij për të realizuar premtimet elektorale dhe për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës.

Krasniqi, duke iu referuar rezultateve të publikuara në një raport të Institutit GAP, rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave në Kosovë, tha se Hamza, përkundër numrit më të premtimeve, përmbushja e tyre ishte me e larta.

“Para pak javësh u publikua një raport i Institutit GAP rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave, dhe mua më vjen mirë që kryetarët nga radhët e PDK-së ishin, si në të gjitha matjet tjera, në krye. Përkundër faktit që zoti Hamza, si kryetar i Mitrovicës, kishte ndoshta numrin më të madh të premtimeve në total, ai ishte po ashtu edhe kryetari aktual i komunave që ka realizuar ose i ka përmbushur premtimet e tij elektorale në nivelin më të madh. Kjo tregon për karakterin e tij si udhëheqës.” – tha Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit