Sunday, April 27, 2025
spot_img

Publikohet momenti kur shembet çatia e një klubi të natës në Santo Domingo – dhjetëra të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klub nate në Santo Domingo, ku është shembur çatia e objektit dhe për pasojë të paktën 44 persona kanë humbur jetën, ndërsa 134 janë lënduar, sipas autoriteteve lokale.

Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, tha se ekipet e shpëtimit po luftonin me kohën për të nxjerrë njerëzit që besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja.

Ai nuk pranoi të jepte një numër të njerëzve që ndodheshin në klubin e natës. Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriore të Monte Cristi, ishte gjithashtu brenda klubit kur çatia u shemb dhe është mes të vdekurve, sipas Reuters.

Një video vërtet tronditëse ka dalë në dritë të momentit kur çatia e klubit të njohur natës u shemb ndërsa këngëtarja Ruby Perez po performonte, në orët e para të së martës, 8 prill.

Momentet që pasojnë janë tragjike, me kontrastin e emocioneve të dukshme pasi të pranishmit, nga momentet e çlodhjes dhe argëtimit, vrapojnë për të shpëtuar veten.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit