Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Publikohet lista e Kosovës U19 për miqësoren ndaj Letonisë

Selektori i grupmoshës U19 të Kosovës në futboll, Adil Maliqi, ka publikuar të shtunën listën e 23 futbollistëve që janë përzgjedhur për miqësoren ndaj Letonisë. 

Kosova dhe Letonia do të luajnë më 4 shtator në “Sportpark” të Esslingenit në Gjermani. 

Miqësorja do t’i shërbejë selektorit Maliqi për kualifikimet në Evropianin 2025. 

Kosova U19 do të bëj gara në Grupin 10 të kualifikimeve për “Euro 2025”, së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe. 

Spanja është fituese në fuqi e Evropianit të kësaj grupmoshe. 

Me këtë përfaqësuese ishte përballur në “Elite Round” të “Euro 2024”, ndërsa kishte pësuar humbje 2:1. 

Spanja më pas në finale e kishte mposhtur Francën U19. 

Kosova në “Elite Round” e kishte mposhtur Austrinë, por kishte pësuar disfatë edhe nga Sllovenia dhe ishte eliminuar. 

Megjithatë, paraqitja e “Dardanëve” të rinj ishte vlerësuar pozitive. 

Evropiani U19 në vitin e ardhshëm organizohet në Rumani, kurse Kosova ndeshjet kualifikuese do t’i ketë prej 13 deri më 19 nëntor. 

Kosova do të jetë nikoqire e grupit, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit