Të hënën e 28 tetorit u mësua fituesi i radhës i “Topit të Artë”.
Për vitin 2024, ky çmim shkoi te ylli i Manchester Cityt, Rodri.
Mediumi i madh francez “L’Equipe” ka publikuar rezultatet zyrtare të garës për “Topin e Artë” të këtij viti.
Rodri kishte marrë 1170 pikë nga votat e gazetarëve, 41 më shumë se Vinicius që kishte 1129 pikë.
Mediumi nga Franca po ashtu raporton se tre gazetarë nga top 100 vendete FIFA-s s’e kishin pasur Vinin në top 10-shen e tyre për “Topin e Artë”.
Vinicius Jr e Real Madridi, me të marrë vesh që ylli brazilian s’do ta fitojë “Topin e Artë”, e kishin bojkotuar këtë ceremoni, duke aluduar se i është bërë e padrejtë sulmuesit brazilian.