Janë publikuar pamje nga momenti kritik mbrëmë në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku nga gjuajtjet me armë zjarri u plagos një taksist.
Dy të dyshuarit që sipas Policisë janë ende në arrati, dyshohet se e plagosën taksistin me 4-5 plumba në këmbë.
Në pamjet e publikuara bëhet i ditur momenti kur taksi ndalet, teksa nga çfarë shohin mbesin të habitura dy kalimtare të rastit.