Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Kosovë.
Bekim Vari, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar, u gjet i vdekur më 5 shkurt nga familjarët e tij në një zonë malore të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajit.
Media ka siguruar pamje ekskluzive nga momentet e fundit të Bekimit, të cilat janë regjistruar në një nga vilat e fshatit Manastirc, ku ai ishte bashkë me shokun e tij, Leutrim Fejza.
Pikërisht ky i fundit është i dyshuari kryesor për vrasjen makabre.