Tre të rinj vdiqën pasi vetura në të cilën ndodheshin ra në liqenin e Badovcit mbrëmë, pak para mesnatës.
Nga ky aksident tragjik të vdekur kanë mbetur Shpat Shehu, Rifat Pacolli dhe Ardit Gashi.
Të tre të rinjtë kishin nga 21 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.
Shkaktari i këtij aksidenti dyshohet të ishte mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe se dy trupat e viktimave u gjetën në ujë, ndërsa tjetri u gjet i mbyllur në veturë.