spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Publikohen detaje shtesë: Janë plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Të paktën tre persona mbetën të plagosur të mërkurën pasdite pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej një seancë gjyqësore lidhur me vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, e ndodhur në vitin 2024.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës, kur të shtënat u dëgjuan rreth 150 metra larg ndërtesës së gjykatës. Sipas mediave në Gjermani, janë shkrepur të paktën tre plumba.

Mediat gjermane raportojnë se mes të plagosurve janë dy të afërm të të akuzuarit Huseyin Akkurt – babai dhe vëllai i tij. Njëri është goditur në këmbë, ndërsa tjetri ka pësuar plagë serioze në gjoks dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, raporton Radio Bilefeld.

Autoritetet kanë konfirmuar se një nga personat e dyshuar për sulmin është arrestuar, ndërsa një tjetër ka arritur të izolohet në një zonë të afërt. Policia ka rrethuar disa pjesë të qytetit për të kapur të dyshuarin e dytë.

Seanca gjyqësore e së mërkurës kishte nisur në orën 09:00, ku Huseyin Akkurt po përballet me akuzën për vrasjen e Besar Nimanit. Ai u arrestua në Bruksel në qershor të vitit 2024 dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me Aymand Dawoud Kirit, 33 vjeç, i cili është ende në arrati.

Sipas hetimeve, dy të dyshuarit kishin qëlluar 16 herë në drejtim të boksierit, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit