spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Publikimi i emrave të UDB-ashëve/ Ndalohet i dyshuari që kërcënoi Ermal Pandurin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar të dyshuarin për kanosje ndaj drejtuesit të emisionit ‘Debat Plus’, Ermal Panduri.

Nëpërmjet një komunikate për media, Prokuroria njofton se i dyshuari XH.K., ka kanosur Pandurin përmes rrjetit social.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social. Ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja” dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

Ndryshe, Panduri ka njoftuar se ka pranuar kërcënime të shumta pas fillimit të transmetimit ciklit të intervistave me rrëfimet e të burgosurve politikë, të cilët kanë bërë publikë emrat e shqiptarëve të cilët në bashkëpunim me UDB-në kanë torturuar barbarisht shqiptarët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit