spot_img
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Psikologu për vrasjen në Ferizaj: Autoriteti që marrin policët mund të ua tjetërsoj personalitetin

Psikologu Dorjan Krasniqi ka komentuar rastin e vrasjes së një personi në Bibaj të Ferizaj, ku i dyshuari është një zyrtar policor

Krasniqi ka vlerësuar se vrasja e ndodhur ka mundësi të jetë e lidhur më shumë me “shprazjen e energjisë negative” sesa me hakmarrjen e drejtpërdrejtë.

“Sa i përket rastit konkret unë mendoj është një lloj i vrasjes me motiv të ulës, siç është edhe cilësuar deri tani. Mendoj që ka të bëjë më shprazjen e energjisë negative sesa më një lloj të hakmarrjes të vetë. Sepse me 89 vjeçar për një gjë që ka ndodhur para shumë viteve, mund të ketë një dozë të vogël të hakmarrjes por mendoj që më shumë ka një shprehje të dhunës.

Që natyrisht dëmi është bërë ndaj imazhit të Policisë së Kosovës. Mirëpo Policia dhe institucionet duhet ta vejnë si primare shëndetin mendor, sepse është më i rëndësishmi në këtë lloj të punëve… investojmë miliona në logjistikë, në pajisje, mirëpo nuk investojnë një pagë të caktuar për një psikolog që mund të ndihmojë që të mos kemi këso raste fare.

Nuk e di realisht se kur ky person e ka marrë vesh historinë. Pasi nëse para një jave e ka marrë vesh historinë dhe para disa ditës ka bërë vrasjen, atëherë i bie që është e freskët ngjarja kur e ka mësuar, edhe pse ka ndodhur shumë më herët. Mirëpo nëse e ka mësuar para një kohe të gjatë, 10 ose 20 viteve, cila është arsyeja që pas kaq viteve të hakmerret…”, ka thënë Krasniqi në “Rreth e Rrotull.

Psikologu ka sugjeruar se është e rëndësishme që institucionet të fokusohen në shëndetin mendor të zyrtarëve të sigurisë. Krasniqi gjithashtu ka sugjeruar se duhet të bëhen ritestime të rregullta për shëndetin mendor të zyrtarëve policorë dhe të tjerëve që ofrojnë siguri.

“Dua të ndalem në akademi. Mund të ketë presona që mund ta kalojnë këtë lloj të filtrit, por më pas të iu rëndohet shëndeti rendor. Dhe të iu shfaqet edhe çrregullim i personalitet më vonë. Ose dhënia dhunë pr shka se më herët nuk kanë pasur këtë lloj të ushtimi të autoritetet dhe pasja ndjena  autoritet mund t’i tjetërsoj, ti nxisë brenda tyre që më herët nuk e kanë pasur atë lloj ndjenje.

Për këtë mendoj që është duhur që çdo dy vite ose tri të bëhet një lloj i ritestimi dhe një lloj i matjes e ku janë zyrtarët policor me shëndetin mendor. Sepse zyrtarët, zjarrfikës, FSK-ja dhe institucione të tjera që ofrojnë siguri janë të ekspozuar ndaj vrasjeve, aksidenteve dhe shëndeti i tyre mund të rëndohet”, ka shtuar Krasniqi.

1 muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj

Kujtojmë se nën dyshimet për vrasje të rëndë, ish zyrtari policor Festim Ramadani dhe një person tjetër, do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj.

Dy të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes,” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit