spot_img
Sunday, March 16, 2025
spot_img

Psikologia e Big Brother VIP Albania sqaron të vërtetën: Rizarta e dinte që s’po fliste me mua

Situata e Rizartës, e cila tregoi detaje për jetën dhe familjen e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka ngjallur shumë diskutime.

Ajo u shpreh se nuk e dinte që biseda e saj do të publikohej dhe mendonte se po fliste me psikologen e programit.

Pas transmetimit të klipit, Rizarta u ndje keq, veçanërisht sepse kishte folur për prindërit e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, psikologia e Big Brother-it, e ftuar në Fun Club, sqaroi se banorët janë plotësisht të vetëdijshëm kur flasin me të dhe kur komunikojnë me produksionin.

“Kur takohem me banorët, ata e dinë që po flasin me mua. Takimi zhvillohet në një nga ambientet e shtëpisë, ku jemi të monitoruar dhe të dëgjuar nga produksioni, por asgjë nga ato që diskutohet nuk publikohet. Ata e njohin zërin tim dhe e dinë kur jam unë”, – shpjegoi psikologia.

Foto: Screenshot/YouTube

Kur Heidi e pyeti pse Rizarta pretendonte se kishte menduar që po fliste me psikologen, ajo refuzoi ta komentonte, duke e cilësuar si pjesë të lojës së saj.

“Mund të them me 100% siguri që Rizarta e ka ditur se nuk po fliste me mua. Ajo e dinte që po fliste me Zërin dhe nuk ka pasur asnjë dyshim se unë isha prapa”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit