Kur Kievi nisi një sulm në rajonin e Kurskut të Rusisë në kufi me Ukrainën, disa ekspertë ushtarakë pyetën “pse?”
Një nga problemet më të mëdha të Ukrainës në fushëbetejë është fuqia punëtore. Rusia ka më shumë ushtarë dhe po afrohet ngadalë drejt qytetit lindor ukrainas Pokrovsk.
Pra, dërgimi i qindra ushtarëve ukrainas në Rusi është, le të themi, jo e duhur në sytë e disave. Por, jo të gjitha.
Ski“Nuk ishte e rastësishme”, tha eksperti i luftës, Kostyantyn Mashovets në një mesazh në Facebook dhe shtoi se “është e sigurt se kjo është pjesë e një plani të qartë”.
Analisti ushtarak, Mykhaylo Zhyrokhov është dakord me Mashovetsin. Ai i tha BBC-së se Rusia ishte detyruar të ridislokonte disa trupa atje nga vija e frontit në Ukrainën lindore.p Ad
“Nëse shikoni raportet zyrtare, ka pasur dukshëm më pak bomba rrëshqitëse ruse të hedhura në zonën e Donetskut”, tha ai.
“Kjo do të thotë se aeroplanët që i bartin tani janë diku tjetër në Rusi”, pohoi analisti, transmeton Telegrafi.
Ky inkursion ka shumë pak gjasa të jetë Ukraina që kërkon të pushtojë territorin rus, por nëse tërheqja e forcave ruse ishte një qëllim, ai po realizohet shpejt.
Historia e fundit mund të luajë gjithashtu një rol. Rusia nisi një ofensivë të madhe ndërkufitare të saj në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës.
Përparimi duket se është ngadalësuar pasi SHBA-ja i dha Ukrainës lejen për të përdorur raketat e saja brenda Rusisë.
Frika e Ukrainës për një sulm të ngjashëm në rajonin verior të Sumy është rritur në tre muajt e ardhshëm.
Duke pasur parasysh shqetësimet e vazhdueshme perëndimore për përshkallëzimin e luftës, ka të ngjarë të jetë dhënë një lloj leje për një operacion të kësaj madhësie në tokën ruse.
Ndërkohë që inkursione të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, është hera e parë që forcat e rregullta ukrainase janë përdorur në këtë mënyrë.
Kanalet ushtarake ruse raportuan shpejt për sulmin që përfshinte qindra trupa dhe disa sulme me raketa dhe dron.
Zyrtarët lokalë ishin gjithashtu të shpejtë në njoftimin e viktimave dhe evakuimeve. Rajonet fqinje shprehën gatishmërinë për të pranuar ata që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Edhe aty është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë madje pranoi se trupat ishin duke u zhvendosur në drejtim të Sudzha, qytet në rajonin e Kurskut.
Në krye të zinxhirit komandues ishte presidenti rus, Vladimir Putin, cili dukej i nervozuar dhe në panik gjersa po informohej nga shefat e sigurisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova e quajti sulmin “barbar” dhe “terrorist”.
shte një përgjigje ruse që sugjeronte se ishte kapur në befasi në një luftë me të cilën tashmë është familjarizuar.
Deri dje, Rusia kishte pushtuar në mënyrë të vazhdueshme territorin duke i tejkaluar forcat ukrainase. Tani duhet të mendojë diçka tjetër.
Sulmi tashmë po paraqitet nga Kremlini si provë se pse duhet të vazhdojë të zhvillojë luftën e tij – një pushtim që ai ende e cilëson si “mbrojtës”.
“Ka më shumë pyetje sesa përgjigje nga ngjarjet në rajonin e Kurskut”, sugjeron analisti ushtarak, Mykhaylo Zhyrokhov.
Është e qartë se për Ukrainën, nëse ngec apo edhe e pengon Rusinë të kryejë një sulm të madh në veriun e saj, do ta shohë këtë operacion si të vlefshëm.
“Sa më shumë presion të ushtrohet mbi agresorin që solli luftën në Ukrainë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në fjalimin e mbrëmjes, “aq më e afërt do të jetë paqja”.
“Vetëm paqe përmes forcës së drejtë”, përfundoi ai.
Ndryshe, raportohet se forcat ukrainase kanë thyer të paktën dy linja mbrojtëse, tregojnë hartat e publikuara nga Instituti amerikan për Studimin e Luftës.
Pamjet e ISW tregojnë gjithashtu forcat ukrainase duke kapur rob lufte pranë Sujës, të cilët sipas grupit të ekspertëve ishin rreth 40 ushtarë rusë.
“Kjo zonë mbulon 350 kilometra katrorë”, njoftoi agjencia – hapësirë sa qytetet amerikane, Filadelfia ose Atlanta.