spot_img
spot_img
Saturday, January 18, 2025
spot_img
spot_img

Pse shqiptarët pëlqejnë kryeministrat mashtrues?

Shkruan: Spartak Ngjela

Ja disa nga konfliktet e brendshme që ndodhin në Shqipërinë tonë.

Ka ngjarje të mëdha në këtë vend, por ato nuk shkruhen mirë. Çfarë tregon kjo?

spot_img

Kjo tregon se sot në Shqipëri nuk ka më shkrimtarë

Ka gra dhe vajza shumë të bukura në këtë vend, por ato nuk e dinë forcën e tyre.

Jo mo, ato e dinë, e ushtrojnë, por nuk e tregojnë, se janë të mençura.

Ka mashtrues të mëdhenj në këtë vend, por ata po pëlqehen nga shume e shumën të tjerë, se ligji nuk ekziston dhe mashtrimi po kthehet si një aspekt moral.

Filozofia moderne na ka thënë se:

E përbashkëta që kanë të gjitha ushtritë me njëra-tjetrën, është vullneti i komandantëve.

Por ama, po njëlloj…

E Përbashkëta që kanë të gjitha qeveritë është  vullneti i kryeministrit.

Po ne shqiptarët, ku kemi qenë në këta tridhjetë vite, te vullneti i popullit apo te vullneti i kryeministrave?

Ne sigurisht kemi qëndruar te vullneti i kryeministrave që kanë ikur, që janë dhe të atyre që do të vijnë.

Gruan e bukur që shfaqet shpesh në televizion e dashurojnë të gjithë. Por kur ti i pyet burrat e qytetit për secilën prej tyre, ata thonë: ato janë kurva.

Po pse nuk e dinë këta që prostituta nuk punon në televizion, por në një kuplara?

E dinë, mo e dinë, por ata thonë se: që të jesh i qetë, ti, të bukurën që e dashurojnë të gjithë, duhet ta pështysh.

Por, kur e dëgjoi gruaja e bukur këtë, ajo tha:

Po, ne e kemi vënë re këtë lloj gjesti, por na ka ardhur keq kur kemi parë se, pështyma që ata kanë hedhur me hark drejt nesh, iu ka rënë në fytyrën e tyre.

Një qytetar i shqetësuar shkoi te një avokat dhe i tha: nuk e di se çfarë po më ndodh, se mua, gruaje e tjetrit më pëlqen me shumë se gruaja ime.

Duhet të pyesësh edhe gruan tënde, i tha avokati, se mos ndoshta edhe asaj, njëlloj si ti, po i pëlqen burri i një gruaje tjetër më shumë nga sa ajo të pëlqen ty.

Pse po ma thua këtë? e pyeti burri avokatin me një farë pezmi, dhe avokati iu përgjigj:

Sepse ky quhet barazim, dhe unë mendoj se ky lloj barazim mund të sjellë edhe qetësinë tënde.

E dashur, e pyeti ai gruan e vet, ti shumë e bukur je, por si shpjegohet që mua gruaja e Simonit po më pëlqen më shumë se ti?

S’ka problem, i tha gruaja, se edhe mua, po njëlloj, Simoni po më pëlqen më shumë se ti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit