Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Një burrë dhe një grua janë gjetur pa shenja jete. Autoritete e vendit kanë konfirmuar se një grua e moshës 42 vjeçe është vrarë me armë zjarri nga një burrë i moshës 58 vjeçe. Më pas, i dyshuari për vrasjen e gruas ka kryer vetëvrasje. Detaje si ndodhi vrasja dhe vetëvrasja.
Dje rreth orës 15:00- tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë. Gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini, grua që i ka ndihmuar familjes.
Ajo është vrarë me armë zjarri nga Arsim Morina, cili më pas vret dhe veten. Ai është pronari i furrës “Diellza” ku kishte punuar më herët gruaja e vrarë. Dy viktimat nuk kanë asnjë lidhje familjare përveç faktit se e ndjera ka qenë punëtore në furrën “Diellza”.
Ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djalë. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat e mitura.
