spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Pse duhet të hani shalqin çdo ditë?

Shëndeti i zemrës

Shalqiri është i pasur me aminoacide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët

spot_img

Shalqiri përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqirit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqirit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqiri përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës

Ngrënia e shalqirit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqirit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë./TCH

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit