Serbët nga veriu i Kosovës u mblodhën në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër njoftimit të Prishtinës zyrtare për hapjen e urës mbi lumin Ibër ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore.
Organizatorët aty u bënë thirrje disa herë protestuesve që të mblidhen të gjithë bashkë në podium, përndryshe nuk do të nisë tubimi, duke i thënë se pak minuta në diell nuk do t’i bëjë keq.
Pasi protestuesit u dëgjuan fjalën, nisi fjalimi duke thënë se me vendimin për hapjen për qarkullim të urës mbi lumit Ibër, Prishtina po kërkon ta hapë Kutinë e Pandorës për popullin serb aty dhe se kjo urë është simbol i mbijetesës së tyre.
Në pankarta që mbajnë në duar protestuesit, mes tjerash shkruhet “Duam që të na mbrojë KFOR-i” , “Përderisa BE dhe ShBA shkruajnë njoftime, neve po na përzënë” dhe “ Në urë kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë largimin”.