spot_img
spot_img
Saturday, January 25, 2025
spot_img
spot_img

​Protestat në Serbi, Stradner: Ky është fillimi i fundit për regjimin autoritar të Vuçiq

Analistja politike, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me protestat masive, të cilat po mbahen në Serbi, kundër regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Stradner ka vlerësuar se ato ngjasojnë me protestat e mëhershme ndaj Sllobodan Millosheviq.

“Lajm i mirë nga Serbia. Protestat e mëdha kundër qeverisë në Serbi. Numri i njerëzve në rrugët e Beogradit është si në vitet e 90-ta kundër Millosheviq. Do të duhet pak kohë, por ky është fillimi i fundit për regjimin autoritar të Vuçiq”, ka shkruar Stradner në X.

spot_img

Një grevë e përgjithshme po mbahet sot në Serbi në formë mosbindjeje civile, e thirrur nga studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme që kanë protestuar që nga fundi i nëntorit për vdekjen e 15 personave nga shembja e një pjesë të stacionit hekurudhor në Novi Sad, raporton Anadolu.

Thirrjes për grevën e përgjithshme njëditore i janë përgjigjur shumë persona nga grupe të ndryshme sociale dhe profesione, ndërsa pedagogë dhe avokatë tashmë janë në grevë prej ditësh dhe pritet të bashkëngjiten edhe njerëz nga sektori publik. Grevës i janë bashkuar edhe media të shumta në Serbi.

Organizator i këtij tubimi është Komisioni Protestues i Juristëve, i cili deklaroi se ky është një reagim ndaj fyerjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili i quajti “turmë” ata për vendimin e tyre për t’iu bashkuar kërkesave të studentëve me pezullim shtatëditor të punës.

Nga ana tjetër, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka caktuar për sot një tubim në Jagodinë, në të cilin presidenti serb Vuçiq do të prezantojë hapa të rinj dhe një plan për zhvillimin e Serbisë deri në vitin 2032.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit