Thursday, October 17, 2024
spot_img

Protesta e shqiptarëve në Bujanoc, policia serbe u bën presion qytetarëve

Në qytetin e Bujanocit si rrallë herë do të ketë një protestë të shqiptarëve të hënën.

“Për Identitet e Dinjitet” është motoja e saj.

Megjithatë, duket se ky organizim nuk po u pëlqen organeve shtetërore të Serbisë, të cilat, sipas deputetit shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, kanë filluar një valë të re presioni dhe intimidimi.

Këtë e konfirmon edhe anëtari i tij i partisë Ragmi Mustafi që thotë se policia serbe po kryen edhe arrestime.

“Ditëve të fundit aktivitetet e policisë janë shtuar, duke bërë presione të ndryshme, ndaj qytetarëve shqiptarë duke filluar, me arrestimin e disave për shkak të komenteve në Facebook, pastaj marrja në pyetje, siç thonë ata biseda informative”, ka thënë Ragmi Mustafi, Partia për Veprim Demokratik.

Mustafi thotë se kjo protestë është e domosdoshme.

“Tregon revoltën e madhe, për të cilën shqiptarët e Luginës së Preshevës për një kohë të gjatë janë duke, u ballafaquar me diskriminimin sistematik e strukturor të shtetit të Republikës së Serbisë”, është shprehur Mustafi.

Kurse nga afër këto zhvillime po i ndjek edhe gazetari në Presheve, Hasan Hasani, që thotë se në protestë nuk pret eskalim të situatës nga shqiptarët.

“Unë kam frikën që mund të ketë ndonjë skenar që të ketë provokime ndaj protestuesve, megjithatë qytetari në Luginë është i mësuar, që t’i shmanget çfarëdo tendence që organet shtetërore për të eskaluar protestën”, ka thënë Hasan Hasani, Gazetar në Luginën e Preshevës.

Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, i cili është edhe organizator të protestës, thanë se e kanë të pamundur të flasin për shkak të angazhimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit