spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Pronari i lokalit ku qëndrojnë prokurorët e gjykatësit, pjesë e 11 incidenteve si i dyshuar

Në lokalin që gjendet mbrapa Burgut të Prizrenit me emrin “Portal” apo i njohur ndryshe si “Zhuri”, qëndrojnë prokurorë dhe gjykatës, të cilët derisa konsumojnë alkool takohen me të pandehur, me të cilët dyshohet se bëhen pazare me ta.

Personi që thotë se mban lokalin “Portal” apo i njohur ndryshe “Zhuri” është Veton Gavazaj.

Xhirimi i prokurorëve për konsumimin e alkoolit gjatë orarit zyrtar, po i pengonte pronarit të lokalit.

Me të dyshuar në kameramanin e “Betimit për Drejtësi” se është duke xhiruar, ai ka ndërhyrë duke e penguar në kryerjen e detyrës.

Gavazaj ka penguar kameramanin, duke i thënë se qoftë edhe media nuk guxon të xhiroj pa leje  në lokal pasi me këtë mban 20 anëtarë të familjes.

“Ti nuk ki të drejtë me incizu, qoftë gazetar qoftë çka do pa pëlqimin tem ti s’ki të drejtë me incizu se i ruj 20 anëtarë të familjes. U kry prap ka marrë me incizu shkova i thash ndale telefonin”,  i ishte drejtuar Gavazaj kameramanit të “Betimit për Drejtësi”.

“Gazetarja: Pse atë ditë e keni pas problem me xhiru kameramani, cili ka qenë problemi juaj?
Gavazaj: Po, po.

Gazetarja: Pse ka qenë problematike prej anës tuaj?

Gavazaj: Kush je bre ti bon vakti mundësh me qenë i BIA-së mundësh me qenë i Serbisë me incizu ti cdo kand. Ka pas aty që i aknë pas babat në burg, burrat në burg e janë me avokata. A so turp a, a so turp me iniczu dikon, burrin e ki në burg gruja e vetë u ardh me u taku me avokat e ti po incizon a so marrë kjo”, është arsyetuar Gavazaj.

Burime brenda prokurorisë i kanë treguar “Betimi për Drejtësi” se i njëjti që nga viti 2003 është i përfshirë në 29 raste, në 11 prej të cilave cilësohej si i pandehur, në 12 si viktimë, në 5 si ankues dhe 1 rast si dëshmitar.

Rastet në të cilat Gavazaj ishte cilësuar si i dyshuar, Gavazaj kanë të bëjë me: mashtrim, fajde, falsifikim të dokumentit zyrtar, lëndim i lehtë trupor e kanosje.

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren qasje në dosjen e Gavazajt, mirëpo të njëjtit me arsyetimin se personi në fjalë nuk është fytyrë publike e kanë refuzuar kërkesën për qasje në dokumente publike. Ndaj këtij vendimi, “Betimi për Drejtësi” ka parashtruar ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit