Sunday, April 6, 2025
spot_img

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 11 personave për mashtrime të mëdha financiare

Prokuroria Speciale Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër një grupi të organizuar kriminal prej 11 personave, për shkak të dyshimit se përmes kompanisë së regjistruar në ARBK, por të pa licencuar për ndërmjetësim financiar kanë kryer mashtrime të mëdha financiare.

Siç njofton prokuroria, veprimtaria e paligjshme ka ndodhur nga tetori i vitit 2018 deri në nëntor të vitit 2022, ndërsa të pandehurit janë identifikuar si: O.T, A.G, B.B, I.K, D.M, F.B, A.R, L.H, A.A, K.I dhe V.K.

“Në krye të grupit ka qëndruar i pandehuri O.T. – shtetas i Izraelit, ndërsa pandehurit tjerë, duke u prezantuar si brokerë kanë mashtruar viktimat nga vende të ndryshme të botës, duke përdorur identitete të rreme dhe platforma të parregulluara investimi, ku fitimet e shfaqura kanë qenë vetëm simulime.”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, të akuzuarit i kanë bindur viktimat që të investojnë shuma të mëdha parash duke u premtuar fitime të larta me rrezik minimal, ku paratë e investuara më pas janë transferuar në llogari të bizneseve të regjistruara dhe të kontrolluara nga grupi kriminal, me qëllim fshehjen e gjurmëve financiare.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tyre për veprat penale “Krim i Organizuar” dhe “Mashtrim”, ndërsa O.T. dhe D.M. akuzohen edhe për veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit