Friday, May 9, 2025
spot_img

Prokuroria kërkon paraburgim për 18-vjeçarin që dyshohet se e kreu vrasjen e policit në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur, për shkak të dyshimeve të veprës penale Vrasja e rëndë, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në një njoftim të shpërndarë për media, Prokuroria ka sqaruar se dyshimet janë të bazuara në ngjarjen që ka ndodhur më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, konkretisht në rrugën “Idriz Seferi”, në katin e dytë të një ndërtese. Sipas njoftimit, i mituri, në bashkëkryerje me disa të tjerë, ka privuar nga jeta zyrtarin policor M.L.

“Në datën 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën ‘Idriz Seferi’, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri në bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima, pas përfundimit të orarit të punës, po kthehej në shtëpinë e tij. Viktima ishte përcjellur nga të dyshuarit deri në hyrjen e banesës së tij, ku, pasi ai hyri në objektin e banesës, i mituri, duke u ngjitur shkallëve, e ka takuar viktimën dhe ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas sulmit, viktima M.L. u dërgua menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit.

Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet e të dyshuarve, duke përfshirë veprimet e të miturit, i përkasin veprës penale Vrasje e rëndë, sipas nenit 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.9, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Hetimet për këtë ngjarje janë duke vazhduar, ndërsa masat ligjore për të miturin janë në proces.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit