spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Prokuroria kërkon nga gjykata 30 ditë paraburgim për policin dhe të dyshuarin tjetër për vrasjen në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve F.R., dhe J.M., për vrasjen e djeshme në Bibaj.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje ka privuar nga jeta të moshuarin, Sadri Sadriu.

Të pandehurit secili me automjete të veta ndaluan në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin.

Për pasojë i ndjeri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit