Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri.
Detaje për rastin ka dhënë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku njofton se rastin ndodhi rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” – në fshatin Bibaj.
Tutje në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.
Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.