spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Prokurorët përjashtojnë mundësinë që Liam Payne të ketë bërë vetëvrasje, ja çka thonë hetuesit

Prokurorët që po hetojnë rastin tragjik të Liam Payne kanë përjashtuar mundësinë që këngëtari ka bërë vetëvrasje, tha në një deklaratë për shtyp të enjten Zyra e Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese në Argjentinë.

Zyrtarët arritën në përfundimin se Payne ka gjasa të ketë qenë pa ndjenja kur ra për vdekje nga ballkoni i katit të tretë në hotelin e Bunos Aires, shkruan Page Six.

Ata gjetën se kishte mungesë të aktivizimit të reflekseve të vetë mbrojtjes.

Ky informacion së bashku me të dhëna të tjera, përfshirë sasinë e substancave që ai konsumoi, siç u përmend në raportin e tij toksikologjik, i lejoi ata të arrinin në përfundimin se Payne nuk ishte “plotësisht i vetëdijshëm” ose ishte në një gjendje “humbje të vetëdijes” dhe për këtë arsye nuk ka rënë me dashje.

Kjo situatë do të “përjashtonte mundësinë e një akti të vetëdijshëm apo të vullnetshëm nga ana e viktimës, pasi në gjendjen në të cilën ndodhej, ai nuk dinte se çfarë po bënte dhe as nuk mund ta kuptonte atë”, tha zyra e prokurorisë në deklarata e saj e përkthyer nga spanjishtja në anglisht.

Zyrtarët gjithashtu thonë se Liam ishte i vetëm në dhomën e tij të hotelit kur pësoi rënien e tij fatale, kështu që nuk besohet se dikush e ka shtyrë.

Megjithatë, tre persona u paditën të enjten në lidhje me vdekjen e Payne, pasi prokurorët besojnë se të dyshuarit u përfshinë në veprimtari të paligjshme që mund të kenë kontribuar në vdekjen e parakohshme të yllit të popit. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit