spot_img
Friday, March 14, 2025
spot_img

Profesori nga Suhareka pjesë e grupit të dyshuar për bixhoz, ndodhet në arrest shtëpiak

Dhjetë të dyshuarit që u kapën nga Hetimet Rajonale në Prizren pas një aksioni të zhvilluar në fillim të këtij muaji Suharekë kundër bixhozit të paligjshëm, ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak. Kërkesa e Prokurorisë për paraburgim u refuzua dhe u vendos për këtë masë alternative.

Të dyshuarit që po hetohen për këtë rast janë Lulzim Reshani, Pater Berisha, Brahim Qorri, Fazli Cikaqi, Bruno Kuzhnini, Përparim Shala, Naim Reshitaj, Sefer Bytyqi, Remzi Aliaj dhe Muhamet Shala.

Disa prej tyre emra të njohur për organet e rendit, ndërsa një tjetër rezultoi të jetë mësimdhënës.

Burimet kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Naim Reshitaj, profesor, i cili ligjëron në Shkollën e Mesme Teknike në Suharekë.

Kujtojmë se Reshitaj është xhaxhai i kandidates për deputete, Albena Reshitaj, e cila tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të dyshuarit u kapën në flagrancë nga Policia duke luajtur bixhoz në lokalin “Real Game Zone”, pronë e të dyshuarit Lulzim Reshani, i cili dyshohet se ka qenë edhe organizatori i këtyre lojërave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit