Sunday, March 30, 2025
spot_img

Profesori i Kriminalistikës: Një rrugë afër vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtrri kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Pas katër vrasjeve të fundit në Kosovë, profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi, ka ngritur shqetësimin për situatën e sigurisë në disa zona të vendit, veçanërisht në Vushtrri.

Ai ka theksuar se institucionet janë paralajmëruar vazhdimisht për një rrugë në qendër të qytetit, e cila, sipas tij, kontrollohet nga fajdexhinjtë dhe grupet e narkotikëve.

“Qëllimi ynë si shoqëri është të vijmë me paralajmërime të hershme, me parandalu, kryetari i komunës me drejtoritë e veta është ai që vepron ditë përditë lagje për lagje, shkollë për shkollë gjitha institucionet. Në Vushtrri është një lagje atje që e kemi paralajmëruar me dhjetëra herë edhe komunë e dhe policinë, është një rrugë ku dihet saktë, është e marrë nga grupet e fajdeve, fajdexhinjtë e Vushtrrisë, një rrugë në qendër të qytetit mu afër aty ku është kryer vrasja e 19-vjeçarit të dielën, e dimë saktë në atë vend sa keqpërdoret dhe abuzohet me substanca narkotike, në atë rrugë bëhet fajde e drogë. Tash, këtu duhet të merret kryetari i komunës, drejtoria e kulturës, arsimit të kërkon ndihmë prej ministrisë”, ka deklaruar Ademi.

Sipas Ademit, përgjegjësia për përkeqësimin e sigurisë nuk i takon vetëm Ministrisë së Punëve të Brendshme apo Qeverisë, por edhe nivelit lokal.

“Kryetarët e komunave dhe drejtoritë përkatëse kanë dështuar të parandalojnë situata të tilla”, ka theksuar si duke shtuar se është e domosdoshme një qasje më e koordinuar mes institucioneve për të parandaluar krimin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit