Denoncimet e qytetarëve për cilësinë e dobët të produkteve ushqimore që shiten në marketeve bëhen vazhdimisht, por shumica prej tyre hasin në ‘vesh të shurdhër’ nga organet kompetente.
Profesori vushtrrias Bujar Lahu ka raportuar në grupin “Kosova Bojkoton” një rast, ku sipas tij, ka gjetur krimb në një artikull të biskotave.
Ai thotë se këtë krimb e ka gjetur në biskotat me karamel të brendit “Liri” nga Prizreni, që është shitur në marketin ETC në Vushtrri.
