spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Prishtinë: Zhduket vajza 15-vjeçare nga Hajvalia, familja dhe policia në kërkim të saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Një rast i zhdukjes së një vajze të mitur nga Hajvalia është raportuar në Polici të mërkurën.

Nëna ka paraqitur denoncim pas zhdukjes së saj, duke njoftuar se vajza e saj nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit para dy ditësh.

Sipas saj, vajza e cila është nxënëse e SHMF “Pavarësia” në Hajvali, kishte mbaruar mësimin në mesditë dhe nuk u kthye si zakonisht e as as nuk është lajmëruar për ndodhinë.

Bazuar në informacionet e para, nëna ka theksuar se e bija ishte larguar edhe më parë nga shtëpia, por gjithmonë ishte kthyer pas një periudhe të shkurtër.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka iniciuar hetimin në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të zbuluar vendndodhjen e vajzës dhe për të siguruar kthimin e saj në shtëpi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit