spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Prindër të tre fëmijëve! Kush ishin Flutura dhe Bashkim Basha, viktimat e pafajshme të atentatit në Shkodër

Opinioni publik në mbarë vendin është tronditur mbrëmjen e djeshme nga atentati me 3 viktima në Shkodër. Çfarë e bën dhe me të rëndë ngjarjen është se një nga këto viktima ishte vetëm një kalimtare e rastit, e gjetur bashkë me bashkëshortin e saj në vendin dhe momentin e gabuar.

Flutura dhe Bashkim Basha, prindër të tre fëmijëve, po ktheheshin në shtëpinë e tyre, kur motori i tyre u godit nga automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa kroate, pasi makina u qëllua me breshëri nga një “Range Rover” në lëvizje.

Në makinën e viktimave shofer ishte Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.

Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj po lufton për jetën në spital.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit