Princi i Uellsit, William ka shkuar në Estoni për t’i mbështetur trupat e Mbretërisë së Bashkuar në atë që tani është dislokimi më i madh operacional i Ushtrisë Britanike jashtë shtetit, pra duke mbrojtur shtetin baltik nga kërcënimi i Rusisë, shkruan BBC.
Derisa, princi William ka bërë fotografi, i ulur në një tank pranë kufirit rus, dhe kjo për dërgimin e një mesazhi konsiderohet si më i drejtpërdrejti.
Në një zonë stërvitjeje ushtarake të rrëmbyer nga balta, princi pa ushtarët dhe pajisjet ushtarake që ruanin krahun lindor të NATO-s, u paraqit në foto, ndërkohë po dërgonte një sinjal për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të penguar çdo agresion nga Rusia.
