Monday, May 5, 2025
spot_img

Prezumimi i pafajësisë për terroristin Radojçiq – heshtje për viktimën!

Shkruan: Arianit Koci

1.
Turp.

Për vrasje të rëndë, mund të mbahet gjykimi në mungesë.

Por për terrorizëm – në rastin Banjska – ku ka organizim të armatosur, armë të rënda, sulm ndaj territorit të Kosovës dhe ku është vrarë rreshteri i Policisë – heroi Afrim Bunjaku – nuk mund të mbahet gjykimi në mungesë?

2.
Paramendoni këtë skenar:
Vjen një terrorist nga Serbia, e sulmon Kosovën, vret zyrtarë të shtetit, kthehet në Serbi dhe jeton i qetë – sepse “ligji nuk e lejon” të gjykohet në mungesë te ne.

Serbia as nuk i gjykon në shtet të vetin, e as nuk i ekstradon në Kosovë.

3.
Milan Radojçiq – kryeterroristi i vetëpranuar – është në arrati, i mbrojtur nga Serbia.

Ende konsiderohet i pafajshëm.

E mbron prezumimi i pafajësisë.

Po të ishte dënuar me aktgjykim të formës së prerë, do të ishte situatë tjetër.

4.
Kjo është figurativisht, një amnisti e heshtur për terroristët.

Gjykata kishte mundësinë të krijonte praktikë; të dërgonte mesazh të qartë: drejtësia nuk ndalet për shkak të arratisë.

Nuk e bëri.

Nëse vërtetë ligji nuk e lejon – ta ndryshojmë atë.

Por të mos fshihemi pas interpretimeve të ngushta kur është në pyetje siguria e shtetit.

5.
Gjyqtarët kreativë dhe intelektualisht superiorë nuk presin – ata veprojnë. Ata krijojnë praktika të drejta dhe të guximshme.

Te ne, kjo nuk ndodhi.

Ky rast do të mbahet mend si shembulli më i qartë i dorëzimit para krimit politik, të realizuar përmes terrorizmit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit