spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it, ky është mesazhi i saj për hapjen e urës së Ibrit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Olutash.

Gjatë takimit, Osmanit bëri të ditur se kanë diskutuar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Ajo në një postim në Facebook kërkoi që hapja e urës të arrihet bashkë me aleatët.

Sipas saj, hapja e kësaj ure është në interes të të gjithë qytetarëve.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi presidentja Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit