spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Presidentja Osmani e ftuar në samitin global “Vital Voices Summit” në Poloni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit.

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, Drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh Ambasadorja e parë e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices.

“Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit