Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, akuzuar një mori institucionesh dhe individësh për rastin e Astrit Deharit.
Që nga arrestimi i tij në gusht të viti 2016 e deri të hetimi i rastit se vdekjes së tij, Kurteshi ka akuzuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Policisë e Kosovës, Prokurorinë e Shteteit dhe sistemin gjyqësor se kanë qenë të ndikuar politikisht nga udhëheqësit atëbotë.
“Më 29 gusht arrestohet Astrit Dehari dhe 5 aktivistë të VV-së. Më akuzën për sulmin mbi Kuvendin. Kjo ishte vetëm dy ditë përpara se të mbahej protesta kundër demarkacionit në vitin 2016. Në këtë përpjektë policia ka bërë përpjekje sic thonë në gjuhën e popullit me një guri me i vra jo dy por tre zogj. Më urdhër politik nga lartë, në këtë inskenim në përgjithësi kundër LVV-së kanë qenë të përfshirë AKI-ja, Policia, Prokuroria, Gjyqësori dhe disa media në Kosovë të cilat do ti përmendim me emër”, ka thënë Kurteshi.