spot_img
spot_img
Saturday, January 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidenca dhe kryeministria s’tregojnë nëse do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit Trump

Më 20 janar, do të mbahet ceremonia inauguruese e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Por, ftesën dhe pjesëmarrjen në këtë ceremoni as nuk e kanë konfirmuar, e as nuk e kanë mohuar dy liderët shtetëror, presidentja dhe kryeministri.

E rëndësisë së lartë, vlerësohet prezenca e liderëve kosovarë në një ngjarje të tillë.

spot_img

“Do të vlerësoja si shumë pozitive pjesëmarrjen e cilido lider të Republikës së Kosovës, cilido politika të Republikës së Kosovës në ceremoninë e inaugurimit, për arsye se tregon respektin mbi gjitha të qytetarëve të Republikës së Kosovës për presidentin dhe zyrën e presidentit të ShBA-së, përjashto emrin. Në fund të ditës, ne jemi dëshmitarë të mbështetjes së Amerikës nga të dyja taboret, demokrat e republican”, tha anëtari i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi.

Me prezencën e tyre atje, konsiderohet se do të mund të shfrytëzohet rasti edhe të takohet me të zgjedhurit e tjerë dhe të lobohet për Kosovoën.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë inauguruese të presidentit të 47-të të SHBA-së.

Ceremonia e inaugurimit, kur zoti Trump bën zyrtarisht betimin para ligjvënësve të Kongresit, anëtarëve të Gjykatës së Lartë, zyrtarëve të administratës së re dhe dhjetëra mijëra të pranishmëve, bëhet në shkallët e Kapitolit, përballë Monumentit të Uashingtonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit