spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Prelec: Alarmet e Kurtit për “sulme” nga Serbia janë ”për të fituar simpatinë ndërkombëtare”

Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile. Sipas tij, sulmi në Banjskë ka qenë “zile zgjimi” për rrezikun që mund t’i kanoset veriut të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Për rrjedhojë, thotë Prelec, është rritur edhe bashkëpunimi mes KFOR-it, por edhe SHBA-së dhe Britanisë me Kosovën, për të gjurmuar dhe parandaluar aktivitetet ushtarake.

Tutje, ai tha se deklarimet e vazhdueshme të Kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, për rrezikun e mundshëm të sulmeve nga Serbia, janë ”për të fituar simpati ndërkombëtare”.

“Ky lloj i deklaratave [të Kurtit] duhet të merret si përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe për të fituar simpatinë ndërkombëtare. Shumica e aleatëve perëndimorë janë të shqetësuar me Rusinë. Dhe për Kurtin, çfarëdo që mund të bëjë për t’u rreshtuar me Perëndimin dhe për ta nxjerrë Serbinë si proruse, duket se ka kuptim”, ka thënë Prelec për REL.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit