Sunday, April 13, 2025
spot_img

“Prekje të grave”, “sjell të huaj nga Maroku”- Hoxha nga Vushtrria denoncon një hoxhë në Prishtinë për ‘rukje ilegale’

Hoxha Besfort Maxhuni nga Vushtrria ka denoncuar një hoxhë në Prishtinë, pa përmendur emrin, për rukje ilegale.

Maxhuni këtë e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka thënë se ka dëgjuar një rast real në kryeqytet ku “një hoxhë I diplomuar në vendet arabe” bën prekje dhe muhabet të papranueshëm me gra.

Hoxha Maxhuni ka pretenduar për hoxhën në fjalë edhe se sjellë të huaj nga Maroku për trajtimin e grave.

“Rast real – Prishtinë, vera e kaluar. Më janë rrëfyer me fakte e prova raste nga familjarë të ndryshëm: Një hoxhë i diplomuar në vendet arabe, ushtron rukje në mënyrë të ndaluar: Izolohet me gra pa mahrem në dhoma të errëta. Prekje dhe muhabet të papranueshme. . Sjell të huaj nga Maroku për të “trajtuar” gratë tona. Punëson gra jo-mahrem si sekretare. Përdor libra të hoxhallarëve të ndershëm për t’u reklamuar”, ka thënë ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

⚠️

Rukje ilegale- çerdhe amoraliteti?

Për fat të keq, sot shumë “qendra rukjesh” janë kthyer në vende ku ndodhin shkelje të rëndë të fesë dhe moralit.

Martesa jashtëligjore, shfrytëzim i grave, e deri tek ajo që dikur quhej “xhini ashik”, sot është vetë hoxha ashik!

Rast real – Prishtinë, vera e kaluar

Më janë rrëfyer me fakte e prova raste nga familjarë të ndryshëm:

Një hoxhë i diplomuar në vendet arabe, ushtron rukje në mënyrë të ndaluar:

Izolohet me gra pa mahrem në dhoma të errëta

Prekje dhe muhabet të papranueshme

Sjell të huaj nga Maroku për të “trajtuar” gratë tona

Punëson gra jo-mahrem si sekretare

Përdor libra të hoxhallarëve të ndershëm për t’u reklamuar

Ky nuk është shërim, është shkatërrim i fesë dhe i familjeve!

Nëse e njihni këtë “hoxhë”, çojani këtë fjalë:

Na keni bërë horë dhe rezil.

Mbylle qendrën sa më parë!

Sepse familjet që ua ke cenuar nderin janë shtuar.

Mos lejoni që emri i fesë të përdhoset!

Mos heshtni përballë padrejtësisë!

Allahu na dhashtë dije, drejtësi dhe guxim!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit