Pas disa orësh kërkime, forcat polumbare të RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të Valmir Lames, 54-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur prej së dielës.
Ai u gjet në rezervuarin e fshatit Kamenicë të Korçës, pranë stanit të bagëtive të familjes. Familjarët kishin dyshuar se ai mund të ishte vetë-mbytur dhe kishin kërkuar ndihmën e forcave të specializuara.
Sipas të afërmve, Lame vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga banesa, shkruan Euronews.al.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.