Sunday, October 13, 2024
spot_img

Prapavija e Mërkurit: Çfarë të bëni dhe çfarë të shmangni (dhe parashikimi për shenjat)

Nëse jeni nga ata që besojnë se prapavija e Mërkurit sjell kaos në jetën tuaj, përgatituni për një gusht plot sfida në ditët në vijim. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 4-28, duke lënë ndikimet më të shumta sidomos te shenja e Virgjëreshës dhe ajo e Luanit. Kjo periudhë mund të sjellë vonesa, tensione dhe energji të paqëndrueshme, veçanërisht të lindurit në këto dy shenja.

Çfarë të shmangni gjatë prapavijës së Mërkurit në gusht:

Vendimet e nxituara: Shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme në këtë periudhë.

Nënshkrimin e kontratave: Shmangni nënshkrimin e kontratave ose marrëveshjeve pa një rishikim të kujdesshëm.

Projektet e reja: Mos filloni projekte të reja që kërkojnë përkushtim të madh.

Udhëtimet e panevojshme: Sa më pak udhëtime, pasi mund të përballeni me vonesa dhe sfida.

Konfliktet: Shmangni debatet dhe përballjet, pasi komunikimi mund të jetë i tensionuar.

Çfarë të bëni gjatë prapavijës së Mërkurit:

Reflektimi personal: Përdorni kohën për analiza dhe vetëdije.

Përfundoni detyra të lëna pezull: Përfundoni projekte të mbetura pezull ose detyra të papërfunduara.

Riorganizim: Riorganizoni hapësirën tuaj personale ose profesionale.

Komunikim i kujdesshëm: Kushtojini vëmendje të veçantë mënyrës se si komunikoni me të tjerët.

Planifikim për të ardhmen: Përdorni këtë periudhë për të planifikuar dhe menduar për të ardhmen.

Prapavija e Mërkurit këtë muaj ka potencialin të rrisë stresin dhe të shtojë tensionet në jetën tuaj, por gjithashtu ofron mundësinë për analiza të kujdesshme dhe përgatitje për të ardhmen.

Ja çfarë thonë yjet për shenjën tuaj gjatë kësaj prapavije

Dashi

Puna po bëhet një barrë e rëndë. Duket sikur po “të merr” shpirtin, dhe sa herë që shkon në punë, ke dëshirë thjesht të heqësh dorë. Në javët në vijim, përpiqu të kuptosh çfarë të shqetëson kaq shumë. A është shefi yt i padurueshëm? Apo janë kolegët që nuk bëjnë asgjë? Apo janë klientët që po të shkatërrojnë nervat? Ose ndoshta po punon në një fushë që nuk të intereson fare? Nëse e gjen problemin, me siguri do të gjesh edhe një zgjidhje dhe mund të fillosh të rikthesh argëtimin në jetën tënde.

Demi

Pjesa e parë e kësaj periudhe është mjaft e lehtë për ty. Problemet më të mëdha përfshijnë mungesën e krijimtarisë dhe vështirësitë për të përjetuar kënaqësi intime. Por, kur Mërkuri kalon në Luan, dramat fillojnë. Pajisjet shtëpiake mund të fillojnë të mos punojnë, kështu që nëse ke një lavatriçe që nuk punon mirë ose një derë që nuk mbyllet siç duhet, ndërhy tani para se të duhet të blesh një zëvendësues të shtrenjtë. Gjithashtu, kjo nuk është një periudhë e mirë për të ndryshuar shtëpi. Nëse duhet të lëvizësh, sigurohu që të lexosh me kujdes çdo detaj para se të firmosësh kontratën.

Binjakët

Në fillim të kësaj periudhe ndihesh më introvert/e. Për herë të parë, bateria jote sociale është totalisht zero. Ke nevojë për pushim, qetësi dhe kohë për veten tënde që të rifitosh energjitë. Merr gjithçka me qetësi, dhe do të ndihesh si i/e rilindur shumë shpejt. Gjatë pjesës së dytë të prapavijës do të përballesh me mesazhe të humbura, probleme me oraret dhe vështirësi në transport, kështu që është e rëndësishme të kontrollosh dy herë email-in, të sigurohesh që ke dërguar mesazhet e rëndësishme dhe të përpiqesh të jesh herët kudo që të shkosh.

Gaforrja

Ka një dramë të vogël që po ndodh në rrethin tënd, Gaforre. Miq të përkohshëm dhe të njohur të rastësishëm po shkojnë e po vijnë dhe është paksa hutuese për ty. Thashethemet po përhapen dhe askush nuk e ka historinë e saktë. Dëgjo sa të duash thashetheme, por mos thuaj asnjë gjë nga ana jote, përndryshe do të të kthehet mbrapsht. Lëri gjërat të zhvillohen vetë, dhe do të shohësh kush kishte të drejtë, kush jo dhe kush janë miqtë e vërtetë.

Luani

Kjo periudhë prapavije e Mërkurit po të bën të ndihesh shumë i vetëdijshëm për situatat në të cilat ndodhesh. Sa herë që bën një gabim, e ndëshkon veten për të. Sa herë që nuk arrin rezultate pozitive në punë, mund të ndjesh dëshirën për t’u ndëshkuar. Kur përqendrohesh vetëm tek gjërat që po shkojnë keq, nuk të mbetet kohë të vlerësosh ato që po shkojnë mirë në jetën tënde. Nëse thua, bën apo provon diçka që nuk të pëlqen, mos e fajëso veten. Ngrihu, thuaj se do të bësh më mirë herën tjetër dhe vazhdo përpara. Nuk ka asgjë të keqe të jesh i vetëdijshëm dhe të dëshirosh të përmirësohesh, por kur përqëndrohesh vetëm te negativiteti, energjia e keqe fillon të përhapet rreth teje.

Virgjëresha

Prapavija e Mërkurit fillon në shenjën tënde, që do të thotë se po e ndjen më shumë se të tjerët. Keqkuptime dhe takime të humbura po ndodhin, por nuk ka asgjë që nuk mund ta përballosh. Sapo Mërkuri të kalojë në Luan gjërat mund të fillojnë të bëhen të ndërlikuara. Prapavija e Mërkurit në Luan është e njohur për kthimin e ish-ave në jetë, qofshin ata të mirë, të këqij, romantikë apo miqësorë. Nëse do të thotë të vazhdosh përpara, të mbyllësh raportet apo t’i rikthesh në jetën tënde, këtë e vendos ti.

Peshorja

Gjatë kësaj kohe do të mendosh për të gjithë ish-at. Pjesa e parë është më e keqja-po përballesh me ish-partnerë, armiq të fshehtë dhe bashkëpunëtorë që të kanë bërë keq në të kaluarën. Përpiqu të jesh i/e sjellshëm/me dhe përdore këtë mundësi për të gjetur zgjidhje. Kjo është mundësia jote për t’i rikthyer ata në jetën tënde, vetëm nëse dëshiron. Pjesa tjetër e kësaj periudhe është shumë më e mirë për ty.

Akrepi

Grupi yt i miqve po kalon një periudhë kaotike. Një mik largohet, dy të rinj vijnë, pastaj njëri nga të rinjtë ikën dhe miku i vjetër kthehet e kështu me radhë. Të qënit në mes të këtij kaosi po të lodh shumë. Mund të luash rolin e ndërmjetësit dhe të përpiqesh të zgjidhësh këtë konflikt të madh, por pastaj rrezikon të neglizhosh fusha të tjera të jetës, marrëdhënien tënde, punën, jetën në shtëpi. Misioni yt tani është të përballesh me dramën dhe të zbulosh kush janë miqtë e vërtetë, duke ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm midis jetës tënde sociale, profesionale, dashurore dhe asaj familjare. Suksese!

Shigjetari

Jeta në punë po bëhet stresuese. Shefat po të shikojnë më nga afër se zakonisht. Nga njëra anë, kjo do të thotë që puna e suksesshme do të shpërblehet, por nga ana tjetër, edhe gabimet dhe mungesat do të vihen re. Nuk ka mënyrë për t’i shmangur pengesat që po vijnë, por në vend që t’i lejoni ato të prishin punën dhe progresin tënd, tregoju shefave se mund të jesh krijues dhe të mendosh ndryshe për të kapërcyer këto sfida. Mund të mos e bësh punën në mënyrë të përkryer herën e parë, por aftësia jote për t’u përshtatur dhe për të tejkaluar vështirësitë do t’i lërë të mahnitur eprorët.

Bricjapi

Nëse ke plane për udhëtime këtë gusht, është e nevojshme të kontrollosh dy herë biletat, të paraqitesh herët në aeroport, të sigurohesh që ke paketuar gjithçka dhe të ndjekësh orarin me përpikmëri, sepse kjo prapavijë po të paralajmëron për fluturime të humbura dhe vonesa. Gjithashtu, kontrollo llogarinë bankare sapo Mërkuri të kalojë në Luan, shpenzimet e papritura dhe faturat e papaguara do të shfaqen, kështu që do të duhet të jesh shumë i kujdesshëm me financat. Shmang shpenzimet e mëdha dhe bëj një plan për të menaxhuar çdo detyrim që mund të lindë papritur. Nëse diçka nuk është absolutisht e nevojshme, lëre për një moment tjetër. Kjo periudhë mund të jetë stresuese, por me organizim dhe përqëndrim, do të mund t’i përballosh sfidat pa shumë probleme. Mos harro se pas çdo periudhe të vështirë, vjen një periudhë më e mirë.

Ujori

Ky është një muaj në të cilin duhet të jesh shumë i kujdesshëm me dokumentet dhe kontratat. Çdo nënshkrim apo marrëveshje që duhet të bësh, kontrolloje dy herë, madje edhe tre herë, para se të firmosësh. Kjo periudhë mund të sjellë keqkuptime apo ndryshime të papritura në marrëveshjet që ke bërë, kështu që është e rëndësishme të jesh i vëmendshëm. Gjithashtu, do të kesh sfida në marrëdhëniet personale. Nëse ke një konflikt me partnerin apo miqtë, mos e zgjidh me nxitim. Merr kohë për të reflektuar dhe për të menduar përpara se të veprosh. Kujdesi dhe durimi janë çelësat për të kaluar me sukses këtë periudhë.

Peshqit

Do të ndjesh një dëshirë të madhe për t’u shkëputur nga rutina dhe për të eksploruar botën e brendshme. Ëndrrat do të jenë më të fuqishme se zakonisht, dhe mund të kesh një ndjenjë të fortë të intimitetit me veten. Por, ndërsa je i përqendruar te bota e brendshme, mund të ketë keqkuptime në komunikim me të tjerët. Një mesazh i dërguar gabimisht, një fjalë e keqinterpretuar apo një keqkuptim i vogël mund të krijojnë tensione. Përpiqu të jesh person sa më i qartë dhe i hapur në komunikim. Kjo periudhë është gjithashtu e mirë për të rishikuar projekte të vjetra dhe për të përfunduar punë të lëna përgjysmë. Nëse diçka që ke planifikuar nuk shkon si duhet, mos u dëshpëro, por shfrytëzo këtë kohë për të përmirësuar dhe për të përfunduar detyrat e mbetura.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit