spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Pozhari: Asgjë e rastësishme, ja pse trajtimi poshtërues i Maqedonisë ndaj presidentes Osmani ishte i paramenduar

Analisti Xhevdet Pozhari, ka reaguar për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku është tentuar që t’i kontrollohet çanta dhe telefoni personal i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se fakti që presidentja e Maqedonisë nuk ka reaguar ende për «trajtimin poshtërues» ndaj presidentes Osmani, tregon se kjo nuk ishte e rastësishme, por e paramenduar.

«Asnjë reagim nga presidentja e Maqedonisë së Veriut për trajtimin poshtërues të shtetit të saj ndaj Presidentes së Kosovës. Në radhë të parë si grua!

spot_img

Në vend të kësaj, media të porositura maqedonase që vazhdojnë ta thellojnë skandalin me dezinformata denigruese për Presidenten.

Kjo vetëm shpjegon se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por e paramenduar me qëllimet më të ulëta», ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, duke thënë se gjatë 1 gushtit, presidentes Vjosa Osmani, është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

Autoritetet maqedonase kanë hedhur poshtë këto akuza të Presidencës së Kosovës, por kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit