Thursday, October 17, 2024
spot_img

Pozhari akuzon Abazin se po i vetofrohet LDK-së, reagimi i deputetit

Analisti, Xhevdet Pozhari ka thënë se Haki Abazi nuk po pranon ftesë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu siç pranuan dy ish-deputetet e VV-së, Drtia Millaku e Doarsa Kica – Xhelili.

Madje Pozhari ka thënë se Abazi edhe në emisionin “Këndi i Debatit” e luajti rolin e servilit duke përmendur disa herë rugovizmin.

“Kam përshtypjen se z. Abazi nuk po e pranojë në LDK, edhe pse sonte shumë u servilav, rugovizmi-rugovizmi po se besoj që do të ketë ftesë”, tha Pozhari.

Por në reagimin e tij, Abazi tha se po të ishte servil do të qëndronte në Vetëvendosje.

“Unë jam i qartë e konsistent në qëndrimet e mija. Nuk jam në politikë për me i hy në hatër dikujt e as për servilizëm, e kundërta. Po të kisha ndjenjën e servilizmit kisha qenë në Vetëvendosje ose isha pagu prej Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Abazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit