Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë dhe ka kritikuar ashpër Radio Catalunya për raportet e fundit në lidhje me jetën e tij private.
Ter Stegen dhe gruaja e tij njoftuan së fundmi planet për t’u ndarë, duke çuar në akuzat që Dani e kishte tradhtuar atë me një trajner personal.
Reprezentuesi gjerman tani është kundërpërgjigjur ndaj lajmeve dhe i quajti gazetarët e përfshirë si “gënjeshtarë”, pasi ai këmbëngul se pretendimet janë krejtësisht të rreme.
“Jam i tronditur dhe i zhgënjyer nga menaxhimi i dobët, duke shpërndarë lajme të rreme dhe duke shkelur të drejtat personale. Gazetarët Juliana Canet, Roger Carandell dhe Marta Montaner janë gënjeshtarë që kanë shpërndarë lajme të rreme, duke ofenduar gruan time Daniela dhe reputacionin e saj publikisht në një mënyrë shumë të keqe. Asnjë person i tretë i përfshirë. Fakt”, reagoi ai.
Tutje ai shkroi: “Siç u komunikua, Dani dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Është krejtësisht e papranueshme që mediat kryesore qeveritare ta përhapin lajme të rreme, ku Daniela akuzohet në mënyrë të rreme dhe sulmohet personalisht. Dëmi është i pariparueshëm”.