spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Politikani shqiptar nga Teksasi sjell të rejat nga ngjarja që ndodhi në Shtëpinë e Bardhë, ja pse thotë se është pozitive për Kosovën

Politikani Gino Mulliqi nga Teksasi ka dhënë detajet e fundit për ngjarjen që ndodhi në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes presidentit amerikan Donald turmp dhe presidentit ukrainal Volodymyr Zelensky.

Mulliqi ka komentuar deklaratat pasuese të liderëve botërorë pas ngjarjes që ndodhi brenda Shtëpisë së Bardhë.

“Liderët e Evropës bëjnë reagime, por aksione nuk kanë shumë. Ne kemi parë se çfarë kanë bërë gjatë këtyre katër viteve të fundit kur ishte në luftë Ukraina. Ata as vetë aty nuk e kanë jep performacën e tyre të vetë që duhet ndaj luftës së Ukrainës, nuk i kanë ndarë të dhënat e ndihmat financiare e ushtarake. ShBA-ja e ka marrë rolin primar, unë mendoj se të gjithë popujt, apo të gjithë udhëheqësit botërorë e evropianë duhet ta dinë se ShBA-ja po ecë përpara e po ecin në rrugën e tyre…”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ngjarjen e sotme ai e sheh si pozitive sa i përket çështjes së Kosovës me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, pasi thotë se është një momentum që të arrihet një marrëveshje finale.

“Unë këtë e shoh si pozitive në çështjen e Kosovës e them këtë në mënyrë që presidenti Trump po duket desitiv, ‘ne e respektojmë çkado që vjen nga negocimi që ndërmjetësohet nga Evropa’. Ne kemi parë që me Trumpin I, kishte një marrëveshje që ishte me njohje të ndërsjellët nga të dy vendet. E pamë edhe letrën e dërguar presidentes Vjosa Osmani, ku Trump fare nuk e përmende Serbinë, por e njihte Kosovën si një shtet të pavarur. Mendoj që është një momentum që të arrihet një marrëveshje finale e Kosovës dhe të kemi drejtë të futemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, deklaroi asamblisti shqiptar në qytetin Wylie të Teksasit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar të premten prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump.

Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.

Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe më pas ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t’iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit