spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Policia shpëton 19-vjeçaren, mbeti e bllokuar në banesën që u përfshi nga zjarri

Policia ka shpëtuar një 19-vjeçare, e cila kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj që ishte përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës.

Fatmirësisht, 19-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr.

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit