Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Policia po heton vdekjen e Alban Tolaj që u gjet pa shenja jete në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet që i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për Alban Tolaj, i cili u gjet pa shenja jete dje në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë sot thuhet se vdekja e tij është duke u hetuar, derisa trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

“Prishtinë 04.04.2025 – 14:40. Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, tha policia.

Për këtë rast dje ka folur edhe Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, i cili shprehu ngushëllime familjes e kolegëve të tij në polici.

‘‘Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike. Policia e Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe miqtë e zyrtarit të ndjerë”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit