Dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek janë gjetur të hënën gjatë ekzaminimit të vendit ku ndodhi përplasja e armatosur në ‘Aktash’ të Prishtinës.
Policia ka thënë sot se armët dhe karikatori janë gjetur gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit policorë.
“Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek”, tha Policia.
Rasti, i cili tronditi Prishtinën, është duke u hetuar, tha Policia në një njoftim për ngjarjen në raportin 24-orësh.