Policia Rajonale në Gjakovë ka shpallur në kërkim një person, duke ia publikuar fotografinë, me qëllim lokalizimin e tij. I riu që ndodhet në arrati dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
I dyshuari është Fisnik Qenaj, 21-vjeçar, nga fshati Romajë në Prizren.
“Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar.
Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.”