Thursday, October 17, 2024
spot_img

“Policia me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve…”/ Sveçla shkruan për tragjedinë me tre të vdekur në Badovc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jeta tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e Badovcit.

Sveçla, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Policia e Kosovës bashkë me FSK’në dhe zjarrfikësit kanë intervenuar në vendngjarje duke nxjerrë trupat e të njderëve dhe veturën.

“Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar. Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit”, thotë Sveçla.

Ministri ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët për vozitje të kujdesshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit